“Më shante prandaj e qëllova.” – ka thënë Julian Gjoshi në dëshminë e tij në policinë e Tiranës, pas vetëdorëzimit, raporton News24.
Ai akuzohet për vrasjen e Alfred Dedjas në Ndroq dy ditë më parë.
Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, qëlloi me pesë plumba Dedjan brenda restorantit ku ky i fundit po drekonte me disa miq.
“Më shante nëpër tavolina. Unë e mora vesh që ai më shante dhe nuk e durova dot këtë gjë, pasi unë e kam mbajtur atë. Ai nuk mund të më shajë mua. Të dielën shkova për drekë te lokali në Ndroq dhe sa e pashë Alfred Dedjan e qëllova me armë.” – ka thënë ai.