Vendosni fjalën kyçe....

Gjiganti bujqësor amerikan  planifikon të shkurtojë 8,000 vende pune


Kompania e njohur amerikane “Cargill” tha të martën se planifikon të shkurtojë rreth 5% të stafit të saj, ose rreth 8,000 vende pune pasi të ardhurat ranë në vitin e fundit me çmimet e të korrave që arritën në nivelet më të ulëta shumëvjeçare.

Tregtarët bujqësorë, duke përfshirë “Cargill” në pronësi private, janë nën presion pasi çmimet e kulturave të mira që ata tregtojnë, si gruri, misri dhe soja, kanë rënë në nivelet më të ulëta të katër viteve dhe marzhet e përpunimit të të korrave janë tkurrur.

Shumica e shkurtimeve të vendeve të punës në “Cargill” do ndodhin këtë vit, tha presidenti Brian Sikes, në një memo të rishikuar nga Reuters të martën.

“Ato do përqendrohen në përmirësimin e strukturës sonë organizative duke hequr mbishtresat, duke zgjeruar fushëveprimin dhe përgjegjësitë e menaxherëve tanë dhe duke zvogëluar dyfishimin e punës,” tha Sikes në memo.

Lëvizja është pjesë e një ndryshimi në strategjinë e kompanisë gati 160-vjeçare, tha “Cargill”, kur u pyet për memorandumin.

“Për fat të keq, kjo do të thotë të zvogëlojmë fuqinë tonë punëtore globale me afërsisht 5%,” tha ai.

Cargill me bazë në Minesota ka më shumë se 160,000 punonjës, që nënkupton se një shkurtim prej 5% i stafit do godiste rreth 8,000 vende pune.