Gjykata e Posaçme anti-korrupsion ka vendosur ditën e djeshme heqjen e masës së sigurisë për gjashtë pedagogët e Universitetit të Elbasanit, të cilët u arrestuan në lidhje me veprën penale të korrupsionit.
Nga mediat bëhet me dije se pas heqjes së masës së sigurisë, të gjashtë pedagogët do të kthehen në detyrë.
Pas një hetimi disamujor organi i akuzës shprehej se kishte mbledhur prova që vërtetonin se pedagogët vendosin nota kaluese kundrejt ryshfetit.
Dyshohet se ata kanë shfrytëzuar postin për të ndikuar si tek pranimet e reja ashtu edhe tek nota kaluese e studentëve të mësuesisë. Lidhja mes pedagogëve dhe studentëve kryhej nga shtetasi Gazmend Hodaj, i cili luante rolin e sekserit.