Vendosni fjalën kyçe....

Harvey Weinstein shtrohet në spital me leuçemi


Prodhuesi i njohur i Hollivudit Harvey Weinstein u dërgua me urgjencë në spitalin Bellevue pas një analize gjaku, ndërkohë që është diangostifikuar më herët me leuçemi.

“Z. Weinstein, i cili vuan nga një sërë sëmundjesh, përfshirë leuçeminë, i është hequr kujdesi mjekësor që meriton dikush në gjendjen e tij shëndetësore, i burgosur apo jo”, tha përfaqësuesi i Weinstein.

“Pritet që ai të qëndrojë atje derisa gjendja e tij të stabilizohet. Privimi i tij nga kujdesi nuk është vetëm shkelje mjekësore, por shkelje e të drejtave të tij kushtetuese.” shtoi avokati i tij.

Weinstein u dënua me 23 vjet burg pas akuzave për abuzim seksual. Në maj 2018, Weinstein u arrestua dhe u akuzua për përdhunim në Nju Jork. Në shkurt 2020, ai u shpall fajtor për dy nga pesë akuzat.