Në Korçë ka nisur shpërndarja e bonusit të qeverisë për pensionistët, që varion nga 100 deri në 150 mijë lekë të vjetra.
Ndërsa pensionistët kanë shkuar në dyert e postës për të tërhequr bonusin, ka pasur disa reagime. Një pensionist i pyetur nga gazetarja e BalkanWeb është ankuar se 150 mijë lekët që mori ishin të pamjaftueshme për një vit, duke theksuar se ai kishte nevojë për më shumë, pasi jetesa është shumë e vështirë.
Pas tij, një grua ka ndërhyrë duke shprehur kënaqësinë e saj për punën e kryeministrit Edi Rama, duke shkaktuar reagimin e pensionistit i cili i tha asaj të largohej.
Pensionisti ka kritikuar gjithashtu vështirësitë e jetesës dhe çmimet e larta të jetesës, duke shtuar se ndihma e qeverisë është shumë e pamjaftueshme.
I moshuari: 150 mijë lekë bonus, po ç’më duhet mua ai 150 mijë lekësh. Ato nuk janë për një vit, janë për një ditë. Unë kam nevojë për një vit të tërë, të më shtojë pensionin. S’më duhet mua kjo. Na i jep për të marrë votën ai se për këtë e bëjnë ata.
Pensionistja: Jemi të kënaqur nga Edi Rama
I moshuari: Hajde moj ik pirdhu andej po ik moj. Hajde shko andej
Pensionistja: Në 10 vite demokraci asnjë orë të shënuar s’e kemi. Më thuaj mua, jemi shumë të kënaqur.
I moshuari: Ik moj….
Ja gjysmë kg ullinj, 2 mijë lekë ullinj mora, me këta do kaloj javë. Çfarë të bëj, ku të del? Çfarë të paguaj dritat, ujin, kabllorin, s’ka…Shumë e vështirë moj bijë. Pale ç’thonë këto hajdutkat jo Edi Rama jo…