Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, deklaroi dje po negocion mbi mundësinë e hapjes së një fabrike për prodhimin e municisoneve dhe të një laboratori për dronë.
Ai e bëri pohimin në emisionin Interaktiv në KTV, ku zbuloi se në fund të këtij viti synohet të lidhet kontrata për blerjen e makinerisë, në bashkëpunim me Turqinë.
“Jemi në negocim dhe vlerësim rreth çështjes së hapjes të së fabrike për prodhimin e municionit dhe një laboratori për fluturake pa pilot. Pothuajse dy vjet me radhë jemi në diskutime me shumë prodhues vendorë për mundësinë e hapjes. Për municione të kalibrave të vegjël të FSK-së, Policisë. Kjo sipas standardeve të NATO-s. Jemi në diskutime me prodhues nga Republika e Turqisë që fabrika drejtohet nga ministria e Mbrojtjes së Turqisë. Kemi diskutime edhe prodhues nga vende të tjera dhe besoj se jemi të mirëseardhur”, tha Maqedonci.
Ai shtoi se fillimisht synohet që prodhimi i municioneve të plotësojë nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.