Kina njoftoi se do rrisë kontrollet për parandalimin e eksportimit të materialeve në SHBA që kanë përdorime ushtarake, në një lëvizje të pritshme pasi administrata Biden përshkallëzoi kufizimet e gjysmëpërçuesve që mund të gjenin përdorim ushtarak në Pekin.
Materiale të tilla si galiumi, germaniumi, antimoni dhe materiale super të forta nuk lejohen të eksportohen në Amerikë, tha Ministria e Tregtisë në një deklaratë të martën.
SHBA-ja zbuloi kufizime të reja në qasjen e Kinës në përbërësit jetikë për gysmëpërçuesit dhe Inteligjencën Artificiale në fillim të kësaj jave, duke vijuar fushatën për të frenuar ambiciet teknologjike të Pekinit.