Vendosni fjalën kyçe....

Mazhoranca rrëzon me 72 vota kundër amendamentet e PD-së për Buxhetin 2025


Kuvendi në seancë plenare votoi kundër amendamenteve të Partisë Demokratike për Buxhetin 2025. 

Maxhoranca ka rrëzuar me 72 vota kundër dy amendamentet e propozuara nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për vendosjen e minimumit jetik.

Amendamentet e propozuara nga Berisha

1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë.

2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve.