Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtimet në pronat e ushtrisë, Berisha: Le të fillojnë, ato prishen pa asnjë lloj vështirësie


Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se ndërtimet në pronat e ushtrisë do të prishen, duke theksuar se këto prona nuk mund të jepen për ndërtim dhe se do të anulohen pa asnjë diskutim.

Ai shtoi se këto prona janë përdorur për të vendosur Bajram Begajn si President të Republikës së Shqipërisë, dhe se ato janë pjesë e planit të përhapjes së forcave armike, të cilat nuk mund të shfrytëzohen për qëllime të tjera.

Berisha u shpreh se qëndrimi i Partisë Demokratike është kundër dorëzimit të bazave të ushtrisë.

Sali Berisha: Anulim i të gjithave, pa asnjë diskutim dhe i rikthim i ushtrisë. Le të fillojë ndërtimet, ato prishen pa asnjë lloj vështirësie.

Janë prona të ushtrisë në planin e përhapjes dhe nuk mund të jepen kurrë. Për të justifikuar veten tha se do të jepen për turizëm. Por kush e bëri Bajramin president? Ato prona e bënë?

Sepse firmosi pa pyetur presidentin, që nuk mund të firmosej kurrë. Presidenti në Kushtetutë është kryekomnandati i ushtrisë dhe çdo objekt që ndodhet në planin e përhapjes së FA, Saranda ka qenë, Shëngjini ka qenë, jo në të gjithë madhësinë, Durrësi ka qenë, ky do që të gjitha ti marrë dhe të ndërtojë, Është vetë aksioner.

Qëndrimi i PD është kundër dorëzimit të bazave të ushtrisë.