Kreu i PD-së Berisha irinozoi deputetët e PS-së në parlament duke u thënë se “u ka rënë një çehre e zbehtë” dhe “po mbahi me shpirt në dhëmbë”.
Ai denoncoi deputetët e PS-së për votën dhjetorin e kaluar për heqjen e imunitetit të tij.
“Po mbaji me shpirt ndër dhëmbë. Unë erdha, ju e dini vetë. E shoh çehren që u ka rënë, ia bëtë vetes dhe ju qofshi. Më 21 dhjetor 2023 Edi Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij që të mos shihte më në sallë Sali Berishë, ëndrrën e tij të Shqipërisë pa opozitë. Gjysma prej jush atë ditë votuat me histeri brenda 8 minuitash sepse fjala ime tmerronte narkodiktatorin. Votuat se menduay se kjo do ishte dita e fundit e Sali Berishës në parlamentin e Shqipërisë. Edhe Enver Hoxha në dhjetor 1946 vendosi të eliminonte opozitën e Shqipërisë.” – tha Berisha.