Vendosni fjalën kyçe....

Akuza për mosdeklarim pasurie, SPAK çon për gjykim deputetin e PD Asllan Dogjani


Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim çështjen e deputetit të PD Asllan Dogjani.

Dogjani akuzohet për veprën penale të fshehjes së pasurisë

Dosja është hedhur në short dhe për shqyrtimin e saj është caktuar gjyqtarja Rudina Palloj.

Dogjani është paraqitur së fundmi disa herë në Spak, por për mediat ka deklaruar se ka bërë kallëzim lidhur me vjedhjen e pronës publike në Tiranë.