Vendosni fjalën kyçe....

“Ta nderojmë këtë avokat të pamposhtur të Shqipërisë” – Berisha kërkon një minutë heshtje për Profesor Sami Repishtin


Kreu i PD-së Berisha kërkoi një minitë heshtje në seancën e sotme në nderim të profesor Sami Repishtit, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Ai tha se profesor Repishti ishte një avokat i çmuar i çështjes shqiptare dhe një kundërshtar i ashpër i diktaturës komuniste në Shqipëri.

“Këto ditë është ndarë nga jeta një kolos i mendimit shqiptar, një avokat i pamposhtur i çështjes kombëtare, një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, profesor Sami Repishti. Profesor Sami Repishti ishte ndër më të shquarit shqiptarë në diasporën tonë. Nuk rreshti kurrë së mbrojturi çështjen kombëtare. Për të gjitha këto unë ftoj parlamentin ta nderojë këtë burrë të shquar të kombit shqiptar me një minutë heshtje.” – tha Berisha.