Vendosni fjalën kyçe....

Tatimet paralajmërojnë bizneset për herë të fundit të deklarojnë pagat reale të punonjësve ndryshe do përballen me kontroll


Administrata Tatimore ka njoftuar për herë të tretë rreth 7 mijë biznese të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre ndryshe do përballen me kontroll tatimor.

Tatimet thonë se aksioni kundër informalitetit ka hyrë në fazën përfundimtare.

Më tej ato shpjegojnë se nëse deklarimi real bëhet tani subjektet do përjashtohen nga kontrolli tatimor.

Aksioni kundër informalitetit të pagave hyn në fazën përfundimtare!

Kontrolli do të nisë për 7,000 tatimpagues të identifikuar me risk, të cilët nuk kanë reflektuar as pas njoftimit të dytë të Administratës Tatimore.

Ftojmë bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre!

Nëse deklarimi i pagave reale bëhet tani, duke korrigjuar deklaratën në muajin nëntor, subjektet e identifikuara me risk do të përjashtohen nga kontrolli tatimor”- njoftojnë Tatimet.