Vendosni fjalën kyçe....

“Transparencë para qytetarëve”- Berisha: Dumani e din cili është Olsi nuk ka pse të bëjë zëdhënësin e bandave


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar nga Altin Dumani, të zbulojë identitetin e një individi të quajtur “Olsi”, i cili është përmendur në përgjimet e Altin Hajrit me ish-deputetin Jurgis Çyrbja.

Berisha ka akuzuar Dumanin se e di se cili është Olsi, por e fsheh këtë informacion dhe ka bërë thirrje që ai të bëjë transparencë para qytetarëve. 

Berisha: E morët vesh ju cili është Olsi? Dumani e din se cili është Olsi, e din që nuk është Olsi Dade por është Olsi tjetër. Pse e fsheh Dumani Olsin tjetër, ai e din, nuk ka pse të bëjë zëdhënësin e bandave po ka nevojë të bëjë transparencë para qytetarëve. Meqenëse nuk është Olsi Dade, cili është Olsi aty, që merr dy kostume, merr përsipër për ti ruajtur.

Pyetje: Ju z.Berisha e dini kush është Olsi?

Berisha: Unë pres ta bëjnë ata po të jeni të sigurtë që  se unë herën e dytë nuk do gaboj. Herën e dyte do ta kem të faktuar. Herën e parë ishte qytetari dixhital që e dërgoi dhe unë e publikova sic ishte, ata e  përgenjshtruan.  Tani cili është ata treguan se Olsi nuk ështe Olsi Dade, por është Ols tjetër, cili është ky tjetër.

Ata ranë brenda ata treguan që po e fshehin hetimin, po prishin hetimin e vrasjes së Jan Prengës sepse moreën përsipër të thonë që Dedja, citojnë dëshmitarin e vdekur, Dedja nuk ka punuar tek kompleksi i Altin Hajrit.