Gjykata e Gjirokastrës dënon me 6 vite burgim ish-kreun e Kadastrës, Florian Taçi.
Gjithashtu janë dënuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi.
Taçi akuzohet për falsifikim, mashtrim dhe shpërdorim i detyrës, ndërsa u arrestua më 28 Shkurt të këtij viti dhe më pas u la në arrest shtëpiak, ku qëndron prej 7 muajsh.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ndaj tij zbret në 4,6 vite burgim.
Gjykatësja Matilda Përralla vendosi t’i shpallte fajtorë të tre të pandehurit pasi dëgjoi më parë Prokurorinë. Me 4 vjet burg janë dënuar dy bashkëpunëtorët e Taçit.
Nisur nga kërkesa e të pandehurve që në seancën fillestare për gjykim të shkurtuar, llogaritet që Taçit t’i ulet 1/3 e dënimit, pra të dënohet me 4.6 vjet burg, duke përllogaritur këtu dhe 7 muajt që ka kaluar në arrest shtëpie gjatë kësaj periudhe.
Ndërsa Memisha do të vuajë 2,5 vjet burg dhe Nakuçi me 8 muaj në detyrim. Mbi ish-kreun e Kadastrës së Gjirokastrës rëndojnë akuzat e falsifikimit, mashtrim dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim.
Florian Taçi u arrestua në flagrance nga Policia e Gjirokastrës në 28 shkurt të këtij viti. Apeli në Tiranë i dha arrest shtëpiak, ndërsa prej ditës së sotme i kthehet në burgim dhe do pritet gjithashtu apelimi në shkallën e dytë.