Vendosni fjalën kyçe....

Kërkohej për shpërdorim të detyrës, arrestohet për herë të tretë ish-juristi i Kadastrës së Durrësit


Policia e Durrësit njoftoi sot (4 Dhjetor) se ka arrestuar ish-juristin e Kadastrës Mikel Zaho, i shpallur në kërkim për akuzën “shpërdorim të detyrës”.

Aksioni u krye nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare. Burime zyrtare konfirmuan se ndaj 46-vjeçarit, banues në Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim Mikel Zaho,46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale’Shpërdorimi i detyrës’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Zaho rezulton i akuzuar dhe arrestuar për të njëjtën vepër penale edhe dy herë më parë, më 2019 dhe 2021. Ai është hetuar për falsifikim dhe tjetërsim pronash.