Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Meloni: Do të funksionojë, projekt që i mori vëmendjen e BE


Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka shprehur bindjen se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë, pavarësisht pengesave të hasura, përfshirë pezullimin e qëndrimit të emigrantëve në qendrat në Gjadër nga Gjykata e Romës.

Në një intervistë për “Quarta Repubblica”, Meloni theksoi se qeveria italiane po punon për të gjetur zgjidhje dhe se marrëveshja është inovative dhe e vëzhguar nga të gjitha shtetet e Bashkimit Europian.

Ajo shprehu angazhimin e saj për realizimin e projektit, duke thënë se do të bëjë gjithçka për ta realizuar atë dhe se nuk do të ndalet përballë pengesave. Meloni e konsideron këtë marrëveshje si një ndryshim të madh në menaxhimin e flukseve migratore.

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë. Unë nuk marr impenjime që nuk mund t’i mbaj dot.

Gazetari: Po gjyqtarët nuk i lejojnë emigrantët të ikin atje.

Meloni: Mos u shqetëso. Ka zgjidhje, po punojmë. Projekti i Shqipërisë sipas meje duhet të funksionojë. Po punojë që të funksionojë.

“Për mendimin tim, projekti shqiptar duhet të funksionojë dhe unë do të bëj gjithçka që duhet të bëj për ta realizuar atë. Besoj se është një projekt absolutisht inovativ dhe nuk është rastësi që i kushtohet vëmendje pothuajse nga të gjitha vendet në Bashkimin Evropian, është një ndryshim total në menaxhimin e flukseve migratore, ka zgjidhje për ta bërë atë të funksionojë”, tha Meloni.

Kryeministrja italiane shprehet se e dinte që do hasej me shumë pengesa sidomos në politikat për të zgjidhur çështjen e emigracionit. Por, Meloni theksoi se nuk duhet të ndalen para pengesave dhe prandaj shprehet e bindur se do të gjejë zgjidhje.

“Unë kisha marrë parasysh se do të më duhej të punoja tre herë më shumë se paraardhësit e mi për të arritur rezultate. Jam i pajisur, e dija, veçanërisht për emigracionin, sepse e dija që do të kishte kundërshtime shumë të gjera. E dija që do të kisha hasur në shumë pengesa, kjo që po shohim, e dija që shumë nuk do të ishin dakord me këto iniciativa, pas së cilës mendoj se nuk duhet të ndalemi para pengesave që ne hasim dhe prandaj vazhdoj të kërkoj dhe do të gjej zgjidhje, marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë”.