Një 65-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Pogradec pas një operacioni kundër armëmbajtjes pa leje
I dyshuari, Xh. Cake, u kap në banesën e tij, ku gjatë kontrollit iu gjet një armë automatike e tipit kallashnikov, municione të ndryshme, si dhe fitila të dyshuar si granate dhe tritoli.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Xh. C .
Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, një sasi municioni luftarak, kapsolla detonatore dhe elektrike dhe fitil zjarr përcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. C ., 65 vjeç dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.