Vendosni fjalën kyçe....

“Mundësi për të diskutuar forcimin e marrëdhënieve me administratën Trump” – Basha merr pjesë në një forum në SHBA


Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, mori pjesë në Forumin e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) në Uashington, ku u takua me liderë të rëndësishëm të Partisë Popullore Europiane, si dhe me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan, Daniel Twining, dhe eurodeputetë të njohur.

Gjatë aktivitetit, Basha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për sfidat globale, përfshirë sigurinë, marrëdhëniet transatlantike dhe paqen në rajon, duke nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në.

Ai gjithashtu diskutoi për të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike dhe forcimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.

Postimi i plotë i Bashës:

Kënaqësi të marr pjesë në Forumin e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU), i cili përfaqëson aleancën globale të partive të qendrës së djathtë. Ky Forum do të bashkojë ligjvënës, liderë dhe ekspertë për të diskutuar sfidat gjithnjë e më komplekse globale dhe për të shkëmbyer praktikat më të mira.

Në pritjen hapëse të Forumit të IDU në Washington pata kënaqësinë të takohemi dhe bisedojmë me drejtues të Partisë Popullore Europiane, presidentin Weber, me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining, me legjislatorë të Parlamentit Europian si Davor Ivo Stier dhe kolegë nga partitë simotra me të cilët bashkëpunojmë prej kohësh në institucione ndërkombëtare për çështje të nxehta të sigurisë si lufta në Ukrainë dhe paqja e stabiliteti në rajonin tonë.

Forumi i IDU në Washington do të jetë gjithashtu një mundësi për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike, sigurinë dhe sfidat me të cilat po përballet bota si dhe forcimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe administratën e re të Presidentit Trump.