Vendosni fjalën kyçe....

Namibia zgjedh presidenten e parë femër


Netumbo Nandi-Ndaitwah e partisë në pushtet SËAPO të Namibisë është zgjedhur presidente dhe do jetë drejtuesja e parë femër e vendit, treguan rezultatet e publikuara nga Komisioni Zgjedhor.

Nandi-Ndaitwah, 72 vjeç, ka mbajtur deri tani postin e zëvendëspresidentes. Fitorja e saj do zgjasë 34 vitet e SWAPO-s në pushtet që kur e çoi Namibinë drejt pavarësisë nga aparteidi nga Afrika e Jugut në 1990.

Ajo mori afërsisht 57% të votave të vlefshme në garën presidenciale, sipas një Komisionit Zgjedhor.

Nandi-Ndaitwah duhej të siguronte më shumë se 50% të votave për të siguruar një fitore.

Ajo iu bashkua SWAPO-s në vitet 1960, kur vendi po luftonte për pavarësi dhe ka shërbyer në role të shumta të larta, përfshirë atë të ministres së Jashtme në epokën demokratike.

Sfiduesja kryesore e saj në këto zgjedhje ishte Panduleni Itula nga partia Patriotët e Pavarur për Ndryshim (IPC), e cila doli e dyta me rreth 26% të votave.

Namibianët votuan veçmas për Asamblenë Kombëtare. SWAPO fitoi shumicën atje, duke siguruar 51 nga 96 vendet. IPC fitoi 20 mandate dhe do të jetë opozita zyrtare.

IPC ka thënë se do të kundërshtojë rezultatet në gjykatë, duke e quajtur procesin zgjedhor “thellësisht të gabuar”.

Votimi i 27 nëntorit u dëmtua nga vështirësi teknike dhe mungesa e fletëve të votimit, duke çuar në një vonesë të rezultateve pasi votimi u zgjat në disa vende.

Analistët politikë kishin thënë se një fitore e SWAPO ishte e pasigurt për shkak të zhgënjimit në rritje me nivelet e larta të papunësisë dhe pabarazisë, por se partia ruante rrënjë të forta në zonat rurale dhe besnikërinë midis votuesve të moshuar për shkak të luftës nacionalçlirimtare.

Analistja Rakkel Andreas tha se Nandi-Ndaitwah kishte arritur të bashkonte fraksione të ndryshme brenda SWAPO dhe se reputacioni i saj nuk ishte dëmtuar nga akuzat për korrupsion, ndryshe nga anëtarët e tjerë të partisë.