Vendosni fjalën kyçe....

Portale me origjinë ruse në gjuhën shqipe, Braçe: Kemi boshllëk ligjor për të reaguar


Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat sqaroi sot se kanë përfunduar dëgjesa publike me institucionet dhe puna do të vijojë me grupet e ekspertëve dhe deputetët. 

Braçe u ndal edhe tek deklarata e ministrit të Brendshëm se dezinformimit rus i janë shtuar edhe portale në gjuhën shqipe. Braçe tha se është e vështirë për të identifikuar se kush qëndron pas këtyre portaleve.

“Jemi zbuluar, është shqetësim i madh. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit bëjnë me dije se janë në boshllëk të plotë ligjor për të vepruar për ndërhyrjet e huaja që predorin dezinformimin për të goditur institucionet apo për të krijuar ndarje të qartë në shoqëri. S’ka bazë ligjore për të vepruar në të tilla raste.

E dyta, ka krijuar një problem të madh informaliteti veçanërisht në adresat e përdorura në rrjetet sociale dhe internet.

Adresa që funksionojnë si ofrues shërbimi mediatik, të lajmeve, apo mungesa të identifikimit të drejtuesve të atyre që janë vërtetë media e që janë portale.

Shumë  e vështirë në rastin e dezinformimit për ti identifikuar se kush është pas këtyre portaleve. Jemi në dijeni të qartë të portaleve në gjuhën shqipe por që kanë origjinë Rusinë dhe vende të tjera keqdashëse. S’ka instrument që të adresojë problematikën e këtyre portaleve.

S’ka instrument që të merret me portale që kanë origjinë ruse dhe që janë në gjuhën shqipe. Problemi i madh mbetet dezinformomi i brendshëm, nuk janë formale dhe nuk mbajnë përgjegjësi për ata që thonë.”