Vendosni fjalën kyçe....

“Tirana, qyteti më i ndotur në Europë”, Balliu: Aleati i kancerit është Erion Veliaj


Koordinatori politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu, ka kritikuar ashpër situatën e ndotjes në kryeqytet gjatë protestes para Bashkisë së Tiranës.

Ai theksoi se Tirana është qyteti më i ndotur në Europë, duke shtuar se qytetarët paguajnë taksa, por kazanet e plehrave nuk pastrohen.

Ai tha se në Tiranë, ndotja ka krijuar kushte të dëmshme për shëndetin, duke përmendur edhe pasigurinë në shëndetësi.

“Bashkia Tiranë ka 500 milionë euro në vit buxhet, janë taksat që paguajnë qytetarët. Qytetarët paguajnë taksa dhe kazanët e plehrave nuk pastrohen.

Në Tiranë kanceri gjen aleat. Aleati i kancerit është Erion Veliaj, sepse ndotja e kryeqytetit është realitet kudo, edhe në spitale.

Te Lana mban era Veliaj. Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë. Drejtësia, kur vjen puna tek Veliaj, nuk shikon. Kjo, pasi shikojnë se nuk ka incinerator.

Vjedhja e tenderave që bëhet në bashki, nuk bëhet pa kryetarin e Bashkisë.

Në Shqipëri nuk ka shëndetësi, shëndetësia është degdisur në gjendje tepër të rëndë.

Na thanë se Sali Berishën nuk mund ta kemi kryetar, por sot e kemi kryetar.

Për Ramën, që thotë se do kemi rezultatin e 1997, i themi se do marrë rezultatin e 1992, që morën etërit e vet”, u shpreh Balliu.