Israel Vázquez, boksieri meksikan që fitoi tre tituj kampion bote ka vdekur në moshën 46-vjeçare.
Presidenti i Këshillit Botëror të Boksit, Mauricio Sulaiman njoftoi ndarjen nga jeta të meksikanit këtë të martë. Boksieri me nofkën “El Magnifico” zbuloi më 10 nëntor se kishte sarkomë, një kancer, raportoi The Associated Press.
“Israeli po prehet më në fund në paqe. Zoti i dhëntë forcë familjes së tij, ne i japim të gjithë mbështetjen gruas së tij Laura, fëmijëve të tij, familjes dhe miqve të tij gjatë kësaj kohe të vështirë. Faleminderit kampion që la një gjurmë të veçantë. Ti do të jesh gjithmonë ‘El Magnifico'”, tha Sulaiman në X.
Pas fitores në vitin 2008, Vázquez pësoi një shkëputje të retinës dhe përfundimisht humbi syrin e tij të djathtë.
Në garën për titullin botëror WBC, Vázquez luajti në një nga trilogjitë më të shquara të boksit në ato vite kundër bashkatdhetarit të tij Rafael Márquez, duke humbur në të parën në mbrojtjen e titullit, por duke rikuperuar rripin në të dytën dhe duke e mbrojtur atë me sukses në pjesën e tretë të trilogjisë. Márquez ishte pikërisht rivali i fundit i Vázquez në betejën e tij të fundit profesionale përpara se të varte dorezat në maj 2010.
Vázquez përfundoi karrierën me një rekord 44-5, me 32 fitore me nokaute.