Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi kërkon interpelancë me Edi Ramën: Ndërprisni seancën dhe thërrisni Kryeministrin


Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, për ekzekutimin e një pagese prej 110 milionë eurosh për një person që Rama e ka cilësuar mafioz. Ai shprehu shqetësimin se kjo çështje, e cila ka interes të madh publik, nuk është përfshirë në rendin e ditës të seancës. Bardhi kërkoi nga kryeparlamentarja që të ndërpriste seancën dhe të thërriste Kryeministrin për të dhënë shpjegime për këtë çështje.

Nga ana e saj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali u përgjigj se kërkesa e Bardhit ishte marrë dhe ishte përcjellë në Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrin. Ajo shtoi se për shkak të axhendës së Kryeministrit, interpelanca nuk mund të zhvillohej në këtë seancë, por do të shqyrtohej në seancën e ardhshme.

Bardhi: Grupi i PD ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për ekzekutimin e një pagese  një shume prej 110 mln euro për dikë që kryeministri e ka quajtur mafioz, Pse nuk është përfshirë në rend dite? Kërkesa procedural do duhet të ndërprisni seancën dhe thërrisni kryeministrin.

Çështja që kemi ngritur është madhore për interesin publik, kryeministri tha se nuk do të marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit, Ka marrë më shumë se bonusi i planifikuar nga ju për pensionistët.

Spiropali: Kërkesa juaj është marrë, është përcjellë në Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrit, por për shkak të axhendës së Kryeministrit nuk mund të zhvillohet sot, por do zhvillohet në seancën e radhë.