Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nëpërmjet një deklarate publike nga burgu, ka denoncuar ashpër qeverinë Rama, duke e akuzuar për përdorimin e administratës publike dhe inspektoriateve shtetërore si “kamxhikë personalë” për të shantazhuar qytetarët dhe bizneset. Salianji bëri thirrje për një falje të plotë dhe të gjithanshme të gjobave të vendosura padrejtësisht, duke e cilësuar këtë si një akt rikthimi në ligjshmëri dhe drejtësi për qytetarët.
Salianji pretendon se inspektorët shtetërorë, veçanërisht ata të ndërtimit, veprojnë si “taksidarët e Ramës”, duke kërcënuar dhe gjobitur bizneset dhe qytetarët e pambrojtur për përfitime personale dhe politike.
Ai kritikoi ashpër favorizimin e hapur të atyre që janë pranë qeverisë, duke theksuar se “pushtetarët ndërtojnë pa leje dhe legalizohen me akte normative,” ndërsa qytetarët e thjeshtë përballen me kërcënime, gjoba dhe ndëshkime.
Salianji sugjeron një amnisti të plotë për të gjitha gjobat e vendosura nga tatimet, doganat, IKMT-ja, dhe institucionet e tjera, duke përfshirë edhe kamatat e energjisë elektrike. Ai e cilësoi këtë si një hap të domosdoshëm për të rikthyer drejtësinë dhe ligjshmërinë.
Salianji e përshkroi modelin e qeverisë si një sistem të ngritur mbi arbitraritet, mitmarrje dhe goditje politike ndaj opozitarëve dhe qytetarëve të thjeshtë, duke e quajtur këtë qasje “neveri për çdo familje dhe biznes.”
Ai i bëri thirrje kolegëve të tij në Partinë Demokratike që të propozojnë formalisht këtë falje si një amendament në parlament, duke denoncuar projektligjin aktual të qeverisë si “hileqar dhe të shkruar me nxitim.”
Në fund të deklaratës, Salianji e cilësoi faljen jo si një akt mëshire, por si një rikthim të drejtësisë për qytetarët që, sipas tij, janë viktima të një sistemi arbitrar dhe të korruptuar.
Postimi i plotë:
Falje e plotë dhe e gjithanshme për çdo gjobë tē padrejtë!
Është e qartë për cilindo që administrata publike dhe më të dalluarit si shërbëtorë, ata të vijës së parë, instektoriatet shtetërore, përdoren si kamxhikë personalë nga Edi Rama dhe servil-vartësit e tij në çdo zonë.
Janë taksidarët e Ramës që kërcënojnë e gjobisin biznese, janë inspektorët e llojllojshem po sidomos të ndërtimit që sulen si macet e egra në gjah, shkojnë marrin ryshfete para se të mberrijë muratori që do ndërtojë avllitë, kasollet, magazinat, suvatimet apo çatitē nëpër lagje e fshatra.
Janë lloj e soj nepunesish që bejne be për Edi Ramen, të cilet e nisin ditën me një plan të qartë biznesi, sa do marrin për vete e sa do dergojnë lart te shefi, gjithnjë duke zbatuar në të njejten kohë dhe vijen e partisë për të trembur e shtypur qytetarët.
Këta laro janë agresive dhe janë neveria e çdo qytetari, biznesi apo familje. Gjahu i preferuar janë të pambrojturit dhe veçanerisht opozitarët, ata që “nuk na votojnë”. Këta fundosen me kërcënime, gjobiten, burgosen! Ata të pushtetit përkëdhelen, dhe lejohen të ndërtojnë kate pa leje dhe në mes të Tiranës e më pas qeveria kujdeset që t’i legalizojë me akte normative. Pra keta tanet, ta gezojnë deri në fund shkeljen e ligjit, është fliozofia e taksidareve dhe shefave të tyre.
Nisur nga premisa e vertetuar tashmë, se kjo kategori gjobit për motive të mitmarrjes ose te goditjes politike, Partia Demokratike duhet të propozojë faljen e gjithe gjobave që burojnë nga ky arbitraritet dhe kthimin e parave cilitdo qytetar që i jane marre padrejtesisht. Të falen dhe gjobat e tatimeve, doganave, IKMT, kamatat e energjisë elektrike, etj. Falja duhet te jete e plote dhe e shumëanshme. Në fakt, nuk po falet asgje, është thjeshtë rikthimi në ligjshmeri pasi kanë mbajtur kostot e perballjes se padrejte me shtetin e nuk gjejne dot drejtësi askund. Ndaj, një propozim i plotë për falje do të ishte ajo që do rivendoste ne vend të drejten. Ky është sugjerimi im për koleget dhe propozimi im si amendament për projektin hileqar te qeverise, të shkruar sot me nxitim në kthinat e Kuvendit.