Prokuroria e Tiranës ka konfiskuar 7 vila që ishin ndërtuar pa leje në zona pyjore dhe me dokumente të falsifikuara. Po ashtu, 7 pronarët e këtyre vilave janë shpallur fajtorë për shkeljen e ligjit, përkatësisht për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë shpalli fajtorë gjithashtu nëntë persona të tjerë, të cilët janë akuzuar për të njëjtat vepra penale, sipas neneve 199/a dhe 186/3 të Kodit Penal.
Njoftimi
Në kuadër të procedimit penal nr.1285 të vitit 2023, nga ana e organit të prokurorisë u kryer hetime intensive, si marja në pyetje e personave, këqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerje e ekspertimeve teknike, dhe në përfundim u konkludua se janë konsumuar elementet e veprave penale të parashikuara nga nenet 199/a/3, 186/2, 186/3 në bashkëpunim dhe 300 të Kodit Penal, pasi në zonën e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që rezultoi se dokumetancioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rrëme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë.
Në këto kushte, nga ana e prokurorisë u çmua, se ka prova për të proceduar me marjen si të pandehur dhe shpalljen fajtorë, për veprat penale shtetasit si më poshtë:
1. Armand Prelezi, arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;
2. Klevis Bregu, arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;
3. Manush Teqja,, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
4. Florian Zela, i akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
5. Abaz Teqja, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
6. Mehmet Durishti, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
7.Tefta Visha, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
8. Dorina Dushku, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”; dhe
9. Arblin Harizi, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”
Në përfundim të gjykimit, u vendos dënimi i të pandehurve dhe konfiskimi i 7 vilave të ndërtuara pa leje në ekonomi pyjore nëpërmjet dokumeteve të falsfikuara.
Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosverimeve të enteve publike si dhe bashkpunëtorëve të mundshëm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyres” parashikuar nga nenet 186/3 dhe 248 të Kodit Penal.