Kreu i partisë Republikane, Fatmir Mediu përgjatë vizitës në SHBA, ka zhvilluar takime me kongresmenë amerikanë.
Nëpërmjet një postimi në rrjtetet sociale, Mediu bën të ditur se ndër të tjerë ai është takuar me kongresmenin Mike Waltz, me Presidentin e Institutit Republikan Amerikan, Daniel Twining dhe Drejtorin për Europën Paul McCarthy, ku ka diskutuar me ta rreth situatës politike në Shqipëri.
Bashkë me zoitn Mediu, kanë qenë pjesë e takimeve edhe deputetët, Vokshi, Këlliçi dhe Zotaj nga partia Demokratike.
Postimi:
Takim i IDU në Washington DC u përshëndet nga i nominuari si Këshilltar për Sigurinë i Presidentit Trump, Kongresmeni Mike Waltz.
Bashkë me kolegët Vokshi, Këllici të PD dhe Zotaj dhe Muzhaqi të PR, kisha kënaqësinë të takohesha përsëri me Mike Waltz , i cili ka qënë këshilltar për Sekretarin e Mbrojtjes Rumsfeld dhe Gates dy njerëz që kanë mbështetur Shqipërinë në antatësimin në NATO.
Po ashtu kënaqësi të shkëmbenim mendime rreth situatës politike në Shqipëri me Presidentin e Institutit Republikan Amerikan Daniel Twining dhe Drejtorin për Europën një mik i vjetër Paul McCarthy, si dhe nevojën për ndihmën që mund të jap Instituti Republikan Amerikan për opozitën shqiptare, ndërtimin e kualicioneve dhe fushatën elektorale. Por dhe për një vëmëndje më të madhe Amerikane për situatën e krimit, korrupsionit në bashkëpunim me qeverinë duke shkatërruar mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në takimin me Presidentin e Partive Popullore z. Manfred Weber e falenderova për mbështetjen që i dhanë opozitës me një rezolutë të qartë për situatën e rëndë në Shqipëri.
Rihard Khols nga Latvia është një nga zërat e fuqishëm të parlamentit Europian mga grupi konservator dhe me një qëndrim të qartë kundër agresionit Rus dhe ndikimit Kinez në Ballkan.