Dy protesta të ndara po mbahen sot para Kuvendit të Shqipërisë
Një prej tyre organizohet nga Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqipërisë, dhe tjetra nga minatorë të mbështetur nga Lëvizja Bashkë.
Kërkesat e të dy palëve të protestuesve janë të njëjta.
Ata kërkojnë miratimin e statusit te minatorit dhe pensione dinjitoze, kërkesa këto që janë shpalosur edhe në protestat e mëparshme.