Kryeministri Rama iu kthye ngjarjes së rëndë të para pak ditëve ku 14-vjeçari Martin Cani u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj, pas një përleshjeje pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Gjatë një takimi me prindërit e nxënësve dhe mësuesit e shkollës “Halit Çoka” në Kamëz, ai tha se në ngjarjen tragjike nuk ka një autor të dytë dhe se ngjarja është hetuar plotësisht nga prokuroria.
Rama tha gjithashtu se shumë shpejt do provohet një sistem mbikëqyrjeje përmes kamerave në shkollat e vendit.
“Ngjarja e Pogradecit, ku u vu në dyshim policia dhe prokuroria. Fatmirësisht kjo vrasje është regjistruar në video dhe është hetuar në detaje anga prokuroria. Nuk ka autor dhe thikë tjetër dhe nuk ka ndodhur siç mund të thotë imagjinata kur vetvetiu njeriu vendoset në krahun e viktimës. Një përleshje nga ku për fatin më të keq është shkaktuarnjë vdekje e një fëmije. Ky është fakti. Megjithatë kemi në dorë një projekt përmes sistemit të kamerave inteligjente për të ofruar një paketë sigurie tejet të lartë për shkolllat, edhe me ndihmën e Emirateve Arabe, ku ka pasur sukses të jashtëzakonshëm. Shumë shpejt do provohet një sistem kontrolli përmes pajisjeve në hyrjet e shkollave. Do e nisim simbolikisht nga shkolla “Fan Noli” dhe besojmë se kjo do frenojë në mënyrë të madhe rrezikun për fëmijët që të mos përsëriten ngjarjet e rënda.” – tha Rama.