Vendosni fjalën kyçe....

“O Erion t’u rrit boja, sa shumë m*t të ha goja”/ Peleshi: Deputetja të kërkojë ndjesë Zhupa: I thua gruas tënde ruse


Deputetja Ina Zhupa iu përgjigj Erion Braçes, duke e etiketuar si ‘kone’ në sallë e Kuvendit, pasi ky i fundit pak më herët i kishte thënë ruse.

Në bllok deputetët e PS dhe ministrat u larguan nga salla, ndërsa Zhupa mbante fjalën në foltoren e Kuvendit për interpelancën e kërkuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Spiropali ndëpret seancën për 10 minuta. 

O Erion t’u rrit boja, sa shumë m*t të ha goja”, tha Zhupa.

“Nuk mund të lejoj fyerje në këtë sallë të Parlamentit. Po e kërkoj unë faljen për të gjithë deputetët në emer të të gjithë deputetëve.

Duhet të kërkoni dhe ju falje, mos fyeni! Nuk lejoj fyerje! Për të gjithë qytetarët që kanë dëgjuar këto fyerje nga kjo sallë, unë kërkoj falje në emër të të gjithë deputetëve.

Për të gjithë qytetarët, qofshin majtas apo djathtas. Kushdo që fyen në këtë sallë duhet të marrë dënim! Seanca ndërpritet, se jemi në mes të një interpelance. Zhupa e parashtroi 7 minuta interpelancën dhe po e ndërpres seancën që kjo itnerpelancë të vijojë më tej. Seanca mbyllet…”

Niko Peleshi: Seanca të ndërpritet seanca dhe deputetja të kërkojë ndjesë.

 

 

Ina Zhupa: I thua gruas tënde ruse?

Elisa Spiropali: Mos iu afroni zotit Peleshi, mos iu afroni fizikisht. Seanca ndërpritet