Vendosni fjalën kyçe....

Opozita kundër pr.ligjit për faljen e gjobave, ironizon Klosi: Parulla juaj, “kur të vijmë në pushtet do ndërtoni pa leje e s’do u gjobisim”


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, iu përgjigj akuzave të opozitës lidhur me ligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, duke theksuar se mazhoranca do ta votojë këtë ligj.

Klosi theksoi se ky ligj është i domosdoshëm për të ofruar një mundësi për ata që nuk kanë pasur mundësi të paguajnë gjobat dhe të normalizojnë situatën e ndërtimit në zonat rurale.

Klosi u shpreh se PS ka bërë reforma të rëndësishme për të kthyer qytetet në një formë të urbanizuar dhe të denjë për standardet e BE-së, dhe kjo është një politikë që do të vazhdojë.

“Ju quani sukses ndërtimin e rrethinave të qyteteve ku pushtuan pa urbanizim, pa legalizim pa asnjë rregull. Ne kemi bërë reforma të rëndësishme që kanë kërkuar që qyteteve t’u kthehet normalitet, urbanistika shqiptare të jetë e denjë për BE.

Do vazhdojmë të vëmë gjoba, Mos mendoni se është gjë  e keqe, një penalitet për ata që ka shkelur ligjin. Është menduar për zona që s’kanë pasur mundësi, të kërkohet pezullim i gjobave.

Është një politikë që mazhoranca do ta votojë. Më vjen mirë që bëni këtë debat, jemi kundër faljeve të gjobave. Duhet të ishit ju që të bashkohet dhe të kërkonit më shumë.

Nëse mendoni se kjo është parulla, do vimë ne në pushtet s’do vëmë gjoba, do lëmë ndërtime pa leje, qytetarët s’do t’u votojnë. Ne ligjin do ta votojmë.

Nëse ju ktheheni në pushtet do ketë prapë ndërtim pa leje, s’do ketë pagesa energjie elektrike, s’do ketë gjoba. PS ka bërë shtet. Ajo që është më kryesorja për ne është se kurrë si kemi parë është i djathtë apo i majtë”, tha Klosi.