Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi është paditur për shpifje nga OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Padia në Gjykatën e Posaçme ndaj Bardhit ka të bëjë me një deklaratë prej Bardhit në Kuvend lidhur me përqindjen e humbjes në rrjet të energjisë, shkruan Shqiptarja.
Në seancën e parë për këtë çështje, ku Bardhi u përfaqësua nga avokati Marash Logu, OSHEE kërkoi përgënjeshtrim të shifrës së përmendur nga demokrati, por pasi palët nuk arritën një marrëveshje, çështja vijon në gjykatë.