Vendosni fjalën kyçe....

PS propozon pr.ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, Balla: Të isha në opozitë do ngrija dy kartonë, jo një


Ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të opozitës pas një pr.ligji të propozuar nga ligjvënësit socialistë për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje kryesisht në zonat rurale.

Balla tha se po të ishte në opozitë do ngrinte dy kartonë dhe jo një, pasi është një pr.ligj që lidhet drejtpërsëdrejti me qytetarët.

“Deputetë të PS, do ftoja edhe deputetë të PD që ta përmirësojnë draftin që do zhvillohet në Komisione. Ajo që po thotë kryetarja e Kuvendit, është që në fund të seancës pasi të shpërndahet tek të gjithë deputetët drafti i propozuar, se e ka të përcaktuar rregullorja si bëhet. Njohja me draftin bëhet në Komisione. Kur të shkoni në Komisione, ju e doni para dhe do ta merrni para. S’ka asnjë shkelje të rregullores. Ju jeni kundër kësaj nisme, do shpreheni pas dy javësh, por sa i përket procedurës është shumë e qartë. Unë të isha në opozitë do ngrija dy kartonë jo një, se në fund të fundit kjo është diçka që lidhet me qytetarët“, tha Balla.