Vendosni fjalën kyçe....

“TikTok duhet të merret nën kontroll, është kthyer në rrezik për adoleshentët” – Rama nga Kamza


Kryeministri Rama tha nga Kamza se TikTok është kthyer në rrezik për adoleshentët.

Gjatë një bashkëbisedimi me mësuesit në shkollën “Halit Çoka” dhe prindërit e nxënësve, theksoi se rrjeti social në fjalë bazohet në algoritëm që nuk stimulon gjëra të mira.

Kreu i qeverisë shtoi se TikTok duhet të merret nën kontroll për fëmijët nën 16 vjeç.

“Shkollat dhe kopshtet në Kamëz janë absolutisht në standardeve si shkollat e reja në çdo kryeqytet të Europës, këtë e them me bindje të plotë. Tik Tok është kthyer në rrezik për adoleshentët. Nëse ua merr celularët nga dora adoleshentëve, nisen e bëhen keq. Në shtetet demokratike ka nisur të përshkallëzohet një shqetësim shumë i madh ajo që po ndodh jashtë kontrollit dhe pritshmërive të shkollës, prindërve e shoqërisë në raport me fëmijët tanë. Tik Tok bazohet në algoritëm që stimulon gjëra jo të mira. Ky rrjet duhet të merren nën kontroll, së paku për personat nën 16 vjeç. Nuk ka ende filtra se kush është fëmija apo i rrituri, pasi rrjetet sociale pranojnë anonimitetin dhe aty asgjë nuk është e qartë. Ne jemi të pritur të besojmë se bllokimi i TikTok do ishte një rrugë qoftë dhe për periudhë, për të parë sesi të tjerët do gjejnë mekanizma të tjerë, për të hequr një shok shumë të keq nga duart e fëmijëve. Tik Tok është si një drogë, dhe stimulon dhe ngjarje tepër të rënda. Bllokimi i Tik Tok është ndihmë, por jo zgjidhja. Shkolla, prindërit e mësuesit duhet të bashkëpunojnë.” – tha ndër të tjera Rama.