Vendosni fjalën kyçe....

Tirana merr çmimin “Kryeqyteti i inovacionit” në Romë, Veliaj: Vlerësim për gjithë skuadrën e bashkisë


Bashkia e Tiranës ka marrë çmimin “Kryeqyteti i Inovacionit” për qeverisjen vendore në edicionin e 7-të të çmimeve kombëtare “Angi-OSCAR”, i zhvilluar këtë javë në Romë.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, ky është një vlerësim për përpjekjen e të gjithë skuadrës së Bashkisë së Tiranës, për të pasur një qytet solidar dhe me standarde për fëmijët në çerdhe, kopshte e shkolla.

Ai u shpreh se pas disa titujsh radhazi në vitet e shkuara, në janar 2025 Tirana nis përgatitjet si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut.