Pas njoftimit nga EUROPOL se ka zbërthyer aplikacionin e koduar Matrix, News24 iu drejtua me kërkesë për informacion EUROPOL dhe EUROJUST.
“Eurojust ka mbështetur autoritetet franceze dhe holandeze për të goditur Matrix. Në këtë etapë, nuk kemi mundësi qe te japim ndonje detaj mbi permbajtjen e mesazheve, profilet e perdoruesve te Matrix apo ndonje hetim te metejshem. Informacioni per menyren sesi funksiononte Matrix mund te gjendet ne deklaraten tone per shqyp. Operacioni ndërkombëtar heq një tjetër shërbim të koduar të mesazheve të përdorur nga kriminelët | Eurojust | Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale”, thuhet në përgjigjen e EUROJUST.
Ndërkohë EUROPOL konfirmoi për News24 se një nga gjuhët e përdorura është dhe shqipja.
“Mund të konfirmoj se shqipja është mes gjuhëve të përdorura në këtë aplikacion. Rasti është duke u drejtuar nga një ekip i përbashkët që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze me mbështetjen gjithashtu të task forcës operacionale të Europol. Kjo Task Forcë përfshin forcat e ligjit nga Franca, Holanda, Spanja, Lituania dhe Italia”, theksoi Europol në kërkesën për Informacion.
News24 ka cituar në mënyrë të gabuar EUROJUST sa i përket konfirmimit se shqipja është mes gjuhëve të përdorura në aplikacionin Matrix. Një fakt të tillë e ka konfirmuar EUROPOL. Përmes këtij reagimi korrigjojmë dhe citimin e gabuar.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BW