Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se, duke filluar nga e hëna, 9 dhjetor 2024, do të hyjnë në fuqi masa të reja sigurie për aplikantët për vizat amerikane. Sipas këtyre masave, aplikantët nuk do të lejohen të sjellin me vete çanta shpine, bagazhe ose çanta dore në ambientet e Konsullatës Amerikane.
Këto masa janë ndërmarrë për të siguruar mbarëvajtjen e intervistave dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë aplikantëve. Ambasada ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e aplikantëve për respektimin e këtyre udhëzimeve, duke vlerësuar mbështetjen e tyre në krijimin e një procesi të sigurt dhe të qetë për të gjithë.
Njoftimi i ambasadës amerikane:
Njoftim i rëndësishëm për aplikantët e vizave!
Duke filluar nga e hëna, datë 9 dhjetor 2024, do të hyjnë në fuqi masa të reja sigurie për intervistat në Konsullatën Amerikane. Aplikantët nuk do të lejohen të sjellin me vete çanta shpine, bagazhe ose çanta dore në ambientet e konsullatës.
Këto masa janë të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të intervistave për të gjithë aplikantët. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në respektimin e këtyre udhëzimeve dhe vlerësojmë mbështetjen tuaj në mbajtjen e një procesi të sigurt dhe të qetë për të gjithë.
Planifikoni për t’i lënë këto sende në shtëpi ose në një vend të sigurt përpara se të mbërrini në ambasadë.