Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Strukturat drejtuese të shkollave janë kthyer në seksione të partisë dhe krimit


Kreu i Organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është shprehur se strukturat drejtuese të shkollave janë kthyer në seksione të PS-së dhe krimit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Balliu ka shpërndarë foto të kryemistrit Rama dhe ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu nëpër takime, ku në pjesën e komenteve, strukturat shkollore kanë mbështetur pozitivsht këto takime dhe mesazhet përkatëse që janë dhënë.

“Ato sot kane nje mision, like dhe duartrokitje per regjimin.” – shkruan Balliu.

 

Postimi:

Kur ndjek krimin, kriminalizohesh!

Turpi i rradhes nga strukturat drejtuese te shkollave, te cilat jane kthyer ne seksione te partise se krimit.

Ato sot kane nje mision, like dhe duartrokitje per regjimin.

Pa asnje pergjegjesi ligjore apo morale per vrasjen e rende te nje femije 14 vjec, vazhdojne dhe guxojne te mbajne fjalime mashtruese e vetem propagande harbute.