Bankat e investimeve presin bum të ardhurash për vitin 2025 pas kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë


Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë po nxit një ringjallje të marrëveshjeve që mund të rrisë të ardhurat bankare të investimeve në 316 miliardë dollarë globalisht vitin e ardhshëm, një rritje prej rreth 5.7% në vitin 2024, sipas të dhënave të para nga Reuters.

Bankierët e M&A (mergers & acquisitions) parashikohen të mbledhin rreth 27.6 miliardë dollarë në tarifa, sipas shifrave të paraportuara më parë nga kompania analitike “Coalition Greenwich”, në atë që mund të jetë viti i tyre i dytë më i mirë në të paktën dy dekada.

Të ardhurat globale të bankave nga investimet kanë kaluar 300 miliardë dollarë vetëm pesë herë në 20 vitet e fundit, tregojnë të dhënat, me fuqinë e fitimeve në vitet e fundit të mbytur nga pandemia, inflacioni dhe shqetësimi politik global.

Prirjet pro-biznesit të Trumpit pritet të ndihmojnë një ekonomi tashmë të lulëzuar të SHBA-së, e cila nga ana tjetër mund të nxisë vëllime më të mëdha të marrëveshjeve dhe investimeve ndërkufitare nga firmat evropiane që ndjekin rritjen, thanë bankierët.

“Unë e di se është kjo kohë e vitit ku bankierët duan të jenë agresivë dhe me vetëbesim të lartë, por ne në fakt mendojmë se klima e tanishme, qartësia politike dhe stabiliteti makro, do ndihmojë në nxitjen e M&A,” tha Richard King, kreu i bankingut të korporatave, EMEA, në Bank of America.

“Ka shumë kërkesa të ngulitura që ka të ngjarë të plotësohen në 2025,” tha ai, duke treguar për kapitalin privat, si dhe blerësit tregtarë në një sërë sektorësh, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, teknologjinë dhe energjinë.

Administrata e Trump mund të jetë veçanërisht e favorshme për M&A sepse ai shihet se ka gjasa të zhbllokojë më shumë marrëveshje përmes atyre që ishin bllokuar nën administratën e mëparshme për shkak të konkurrencës ose shqetësimeve të rëndësisë strategjike të SHBA-së, thanë bankierët.

Ndërsa punonjësit që sjelin klientë e marrëveshje të reja po bëhen gjithnjë e më të zënë, bankierët që menaxhojnë shitjet e borxhit për kompanitë dhe qeveritë mund të shohin gjithashtu një rritje të veprimtarisë, duke sjellë deri në 49 miliardë dollarë, një rekord i ri, sipas “Coalition Greenwich”.

Të ardhurat nga tregtimi i letrave me vlerë – kontribuesi më i madh në të ardhurat e bankave të investimeve – parashikohen në 220 miliardë dollarë për vitin 2025 dhe do ishin më të lartat që nga viti 2022.

Produktet makro të lidhura me kredinë dhe tregjet në zhvillim ka të ngjarë të shohin rritjen më të madhe në shifrat e vitit 2024 vitin e ardhshëm, me një rritje prej 6% secila ndërsa tregtimi i produkteve të lidhura me normat e interesit mund të tkurret deri në 3.5%.

“Ne kemi bilanc të shëndetshëm të korporatave, por kemi një mjedis normash që ka rritur koston e kapitalit kështu që bizneset nuk mund të zvarriten,” tha Taylor Wright, bashkëdrejtues i bankingut global në Barclays, duke parashikuar që firmat e kapitalit privat do jenë aktive si blerës ashtu edhe si shitës të bizneseve.

“Rreziku gjeopolitik, sipas mendimit tonë, është kartë e pasigurt. Është e vështirë të planifikohet për këtë, por në mungesë të kësaj, ne shohim shumë faktorë që sugjerojnë se 12 deri në 24 muajt e ardhshëm duhet të jenë shumë të mirë për bankingun e investimeve.”

Kthimi i majmjes

Me rritjen e të ardhurave, pagesat e bankierëve duken të destinuara të ndjekin shembullin, megjithëse bonuset do mbeten tani për tani nën nivelet e vitit 2021.

Kompania për konsulenca e pagesave me bazë në Nju Jork, “Johnson Associates” tha muajin e kaluar se priste që pagat e bankierëve të rriteshin pothuajse në çdo njësi biznesi, me përjashtim të investimit në pasuri të paluajtshme.

Departamentet që merren me punësimin po raportojnë gjithashtu kërkesa të reja punësimi nga disa banka pas rizgjedhjes së Trump, dhe një fokus në shtimin e stafit në tremujorin e parë, tradicionalisht një kohë kur shumica e bankave kërkojnë të ulin numrin e punonjësve.

Punësimi është rritur në të gjithë tregtimin e letrave me vlerë, që nga pozicionet e reja deri te ato të larta, tha Natalie Nicolaou, menaxhere e lartë në “Robert Walters UK”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani