Gjekmarkaj takim me demokratët në Rrëshen: Qeveria ka braktisur veriun


Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar ashpër qeverinë për braktisjen e veriut, duke theksuar se buxheti i vitit 2024 nuk parashikon investime serioze për këtë zonë.

Gjekmarkaj shprehu shqetësimin për gjendjen e keqe në Mirditë gjatë një takimi me demokratët në zonën e Rrëshenit.

Ai gjithashtu akuzoi qeverinë për bllokimin e bonuseve për të pastrehët dhe për mosrealizimin e projekteve si ndërtimi i rrugës së Lurës.

Edi Rama është përgjegjës për këtë dështim,” tha ai, duke e quajtur pushtetin e tij të dështuar për të mbështetur bujqësinë, blegtorinë dhe zhvillimin e fshatrave.

Gjekmarkaj kritikoi gjithashtu gjendjen e shkollave dhe mungesën e mundësive për punësim në Mirditë, duke e cilësuar Bashkinë e Mirditës si të “tradhtuar” nga qeveria.

Ai bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve të Mirditës dhe veriut për të kërkuar ndryshim.