Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Është Show, SPAK po vepron me regji të Edi Ramës


Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi e ka quajtur show kontrollin e SPAK-ut në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Këlliçit, Prokuroria e Posaçme nuk po bën drejtësi por nën regjinë e Edi Ramës po vepron për çështje të përplasjeve të brendshme në Partinë Socialiste të cilin ai e quan për retorikë politike “Grup të Strukturuar Kriminal”.

Kushdo që mendon se pas show-ut të sotëm, SPAK po bën drejtësi, GABON!

Spektakli i sotëm, me regji të paralajmëruar, është thjeshtë çështje e përplasjeve të brendshme në Grupin e Strukturuar Kriminal, që formalisht quhet PS!

Ky është thjesht një dorëzim i kontrolluar i Edi Ramës!

SPAK vetëm ekzekuton porositë”-shkruan Këlliçi