Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Basha takon kongresmenin amerikan: Mirëpriti planin tonë qeverisës


Kreu i Demokratëve Alantikë Basha, i cili ndodhet në SHBA, ka takuar kongresmenin Darrell Issa.

Ai shkruan se me kongresmenin amerikan ka biseduar për gjendjen në Shqipëri  e rajon me theks luftën kundër korrupsionit, lidhjeve të politikës me krimin dhe emigracionin.

Basha thekson në postim se kongresmeni Issa ka mirëpritur i vizionin dhe planin e demokratëve euroatlantikë për zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e transparencës.

“Kënaqësi të bisedoja me kongresmenin Darrell Issa, kandidatin kryesor për Kryetar të ardhshëm të Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit. Me kongresmenin Issa, një figurë e njohur në politikën amerikane dhe aktualisht anëtar i Komitetit të Drejtësisë dhe Komitetit të Çështjeve të Jashtme në Kongres, biseduam për situatën në Shqipëri dhe në rajon, me theks të veçantë te lufta kundër korrupsionit, lidhjet e politikës me krimin dhe emigrimin. Si një zë i fuqishëm për qeverisje të vogël dhe për mbështetjen e sipërmarrjes dhe inovacionit në SHBA, Issa mirëpriti vizionin tonë të shndërruar në plan qeverisës për zhvillimin ekonomik, përgatitjen e brezit të ri në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e transparencës. Siguria në rajon dhe sfidat me të cilat po përballet veçanërisht Kosova, si pasojë e politikës së Beogradit të mbështetur nga Moska dhe sfidat e NATO-s përballë agresionit rus në Ukrainë ishin gjithashtu temë e bashkëbisedimit.” – shkruan Basha.