Liverpooli raportohet se po kryeson garën për të nënshkruar me një sulmues i cili mund të jetë zëvendësues i Darwin Nunez.
‘Të Kuqtë’ kanë pasur një fillim fantastik të sezonit 2024/2025 nën urdhrat e trajnerit Arne Slot pasi ata momentalisht janë lider të Ligës Premier dhe në Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, epërsia e tyre në elitën e futbollit anglez u shkurtua në vetëm shtatë pikë këtë vikend pas barazimit dramatik me rezultat 3-3 ndaj Newcastle United në udhëtim.
Dukej se Mohamed Salah e kishte fituar atë ndeshje për Liverpoolin pasi shënoi në minutën e 83-të për rezultatin 3-2, por Fabian Schar pati fjalën e fundit duke realizuar në minutën e 90-të për 3-3.
Gjatë këtij takimi, Nunez u kritikua ashpër pasi humbi disa raste të mira shënimi dhe si rezultat, tani është zbuluar se Liverpooli mund ta transferojë një tjetër sulmues.
Siç ka raportuar e përditshmja italiane Calciomercato, Liverpooli po udhëheq garën për ta transferuar sulmuesin e Interit, Marcus Thuram.
Sulmuesi francez është lidhur me një sërë klubesh rreth kontinentit pasi shënoi nëntë gola në 13 ndeshje në Serie A.
Është sugjeruar se Interi mund të jetë i gatshëm që ta lejojë largimin e Thuram vetëm nëse klauzola e tij prej 70 milionë eurosh aktivizohet.