Deputetja e PL-së Erisa Xhixho përsëriti akuzat ndaj SPAK-ut dhe kreut Dumani lidhur me arrestimin e kreut të partisë Meta.
Në deklaratën para SPAK-ut në protestën e organizuar nga mbështetësit e PL-së, ajo tha se ndaj Metës nuk ka asnjë provë e asnjë fakt dhe se gjithë procesi ndaj tij është politik dhe i manipuluar.
Xhixho vërejti se arrestimi i Metës bëhet pasi PL-ja është rrezik ndaj qeverisë për zgjedhjet e 11 majit 2025.
“Do e ndjekim deri në Strasburg ndalimin politik, pa prova e pa fakte të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ka 30 vjet që hetohet Ilir Meta me lloj-lloj dosje politike. Pyeja është pse ndlaohet pak muaj para zgjedhjeve. Përgjigjja është se Meta dhe PL-ja janë rrezik politik për regjimin ndaj duhet izoluar në ekstrem. Drejtësia është arma që përdoret nga qeveria kundër kundërshtarëve politikë. Kryeministri Rama që ka dhënë 17 vendime qeverie në një ditë nuk preket nga SPAJK. NUk preket as Erion Veliaj si pronar faktik i incineratorit të Tiranës. Nuk preket Rama e Veliaj. I themi jo përdorimit të SPAK për interesa politike, izolimit të padrejtë të kreut të PL-së, Meta. Zero fakte, zero akuza, izolim politik ndaj presidentit të PL-së.” – tha deputetja Erisa Xhixho.