Vendosni fjalën kyçe....

“Kallëzim penal për ministrin Hoxha e drejtorin e policisë Proda, rrëmbyen kreun e PL-së Meta” – Gjokutaj


Avokati i kreut të PL-së Meta akuzoi SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme për procese politike ndaj krerëve të opozitës duke i shërbyer atij që e quajti narkoregjimi i Edi Ramës.

Në një deklaratë publike para SPAK-ut në protestën e organizuar nga mbështetësit e PL-së, avokati Gjokutaj tha se SPAK po manipulon proceset hetimore dhe po lufton krerët e opozitës në procese të montuara politikisht.

Gjokutaj njoftoi se kishte kallëzuar zyrtarisht Policinë e Shtetit, ministrin e Brendshëm Hoxha dhe drejtorin e Policisë së Shtetit Proda, në atë që e quajti rrëmbim i paligjshëm dhe në shkelje të Kushtetutës të kreut të PL-së, Meta.

“U bë kohë që jemi në luftë me një drejtësi të kapur që nuk ka lënë dispozitë të Kodit Penal a shjkelur me qëllim të vetëm izolii e opozitës. Kemi postuar zyrtarisht kallëzimin ndaj Policisë së Shtetit, ministrit të Brendshëm, drejtorit të Policisë së Shtetit, lidhur me rrëmbimin kriminale që iu bë z.Meta në rastin e arrestimit të tij. Ata bënë të gjitha krimet e mundshme që mund të kryejë një shtetar. Këto veprime kriminale janë kthyer në normë. Dhuna e policisë është përditë evidente. Janë SPAK dhe GJKKO që me çështjet e tyre ku drejtorët e institucioneve i kryejne krimet ndërsa në rastin e opozitës i kryejnë krerët e opozitës. Ligji është i shkelur me të dyja këmbët. Të ngrihemi në këmbë për të mbrojtur shqiptarë nga kjo juntë që është kthyer në rrezik të madh publik. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet t’i thërrasin mendjes ndryshet duhet t’u tregojmë vendin.” – tha Gjokutaj.