Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, lëshoi akuza të ashpra ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani dhe institucionit që ai drejton lidhur me arrestimin e kreut të PL-së Ilir Meta.
Në protestën e rganizuar nga mbështetësit e PL-së, Blushi tha se SPAK është organizatë kriminale e drejtuar nga Altin Dumani, të cilin e quajti mercenarin më të verbër dhe pistoletë të kryeministrit Rama.
“Korrupsioni dhe krimi shtetëror ekonomik përmasat e të cilit janë aq të rënda sa kanë tronditur themelet e ekonomisë së vendit dhe kanë detyruar shqiptarët të largohen. SPAK është mbrojtës i madh i pastrimit të parave të pista që po shkatërrojnë vendin se nuk lëviz gishtin por mbyll sytë para kullave të drogës dhe investimeve me para të pista. Korrupsioni shtetëror politiko-ekonpmik të lidhur me segmente mafioze ndërkombëtare këto që SPAK i quan krime intelektuale e janë zhvatje e pasurive të shqiptarëve.
Është ky Altin Dumani që shkul një fshat në Tiranë për një autokombajnë pa leje. SPAK është provuar se është institucion mashtrues dhe manipules procesesh të rreme. Me zero prova e fakte ndaj krerëve të opozitës për llogari të narkomafias kombëtare dhe asaj ndërkombetarë. Altin Dumanië shtë sot armiku i lirive, shtetit të së drejtës, të drejtave dhe dinjitetit të çdo shqiptari. Altin Dumani është mercenari më i verbër i Rilindjes dhe ka mision vetëm persekuptimin e politikës. Rrëmbimi i paligjshëm dhe kriminal nga SPAK dhe narkopolicia i kreut të PL-së Meta provoi se vetëm dhuna, arbitrariteti, antiligji, shkelja e Kushtetutë, të Konventës të të drejtave të njeriut janë shtylla ku mbështetet aktiviteti i kësaj veprimtarie kriminale që është kthyer në pistoletë të Edi Ramës për të vrarë opozitën dhe pluralizmin.” – tha Blushi.