Kryebashkiakiu i Tiranës ndodhet në Hamburg të Gjermanisë në një vizitë dyditore.
Ai është takuar me homologun e tij Peter Tschentscher.
Veliaj është pritur gjithashtu nga presidentja e parlamentit të Hamburgut, Carola Veit si dhe është takuar me anëtarë të Komitetit për Çështjet Europiane.
Sot Veliaj do marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të Dhomës së Tregtisë së Hamburgut, ku pjesëmarrëse do jenë kompani gjermane të interesuara për të investuar në Shqipëri.