Vendosni fjalën kyçe....

Braçe – Adriatik Lapajt: Ti fashist i vogël, ndalo shantazhet dhe kërcënimet


Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj Adriatik Lapajt pas disa akuzave të këtij të fundit lidhur me aktivistët socialistë në Divjakë. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe e ka quajtur Lapajn një “fashist të vogël”, duke e akuzuar për shpifje dhe gënjeshtra.

Braçe e ka mohuar akuzën që Fatjon Lena të ketë qenë zëvendësministër, duke theksuar se ai është 34 vjeç dhe nuk ka pasur asnjë funksion shtetëror. Sipas Braçes, Lena është një socialist i ndershëm dhe punëtor partie që angazhohet për njerëzit e Divjakës, pa përdorur para për të blerë vota.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Më dëgjo mua tani ti fashist i vogël i Salih Berishës: Fatjon Lena nuk është zëvendësministër.

Nuk ka qenë kurrë zëvendsminister e as do që të jetë!

Lista e zëvendësministrave është publike, është në faqe të qeverisë, faqe të çdo ministrie;

Ti gënjen. Fatjon Lena është 34 vjeç dhe nuk ka firmosur kurrë në një border shteti – administratë, në nivel qendror e vendor.

Është ndër shumë socialistë të drejtë e të ndershëm që nuk kanë përfituar “punë shteti” nga pushtetet e Partisë Socialiste! 

Borderote e shtetit janë publike, por nuk presin t’i verifikosh ti, përkundrazi janë aty për të dëshmuar që ti je një gënjeshtar që as skuqesh e as zverdhesh kur gënjen çdo ditë.  

Fatjon Lena është socialist, punëtor partie, vullnetar dhe bën një super punë çdo ditë me njerëzit e Divjakës.

Jo për të blerë vota, sepse kurrë nuk ka ndodhur në këtë territor që një socialist, nga unë i pari, tek më i fundit, të bleje vote me lekë; gjeje ti njërin e nxirre të thotë ndryshe. 

Ne nuk jemi as Salihu e as ti-fashisti i vogël i tij.

Tani dëgjo e mbaje vath në vesh:

Ndale shantazhin e kërcënimin ndaj njerëzve që as i njeh e as të kanë borxh, veçanërisht ndaj njerëzve të Partisë Socialiste.

Ndale, ndalu ti dhe erëkeqi yt me të cilin e me paratë e të cilit vjen rrotull ne Divjakë! 

Harroje ti dhe erëkeqi yt me vapor se paratë e ndyra të trafiqeve që ju rrethojnë do trembin qoftë dhe një socialist apo do blejnë qoftë dhe një qytetar apo bujk të Divjakës. Harroje.

Po bëjmë pune partie e do vijojmë ta bëjmë, e drejtë e ndershëm cep e më cep të kesaj bashkie, me çdokënd që është këtu dhe jashtë këtij vendi, hapur fare, publikisht! 

Kush vlerëson punën, të na vlerësojë. Kush nuk vlerëson punën apo quan punë këtë punën tënde ordinere, le te mos votojë; do i shërbejmë po njësoj.