Vendosni fjalën kyçe....

Mediu takime me Senatorët Republikanë, fokus në zgjedhjet e lira, korrupsioni dhe krimi në Shqipëri


Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me senatorët republikanë në Uashington, gjatë vizitës së tij në SHBA.

Mediu ka biseduar me Senatorët Ted Cruz të TX, sen Mike Lee Utah dhe Sen Rick Scott Florida, për çështjet kryesore që prekin Shqipërinë dhe rajonin, duke theksuar pamundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe problematikën e korrupsionit dhe krimit.

Në takimin e zhvilluar, Mediu ka ndarë shqetësimet mbi situatën politike në Shqipëri, duke theksuar nevojën për një bashkëpunim të fortë mes vendeve anëtare të NATO-s për të kundërshtuar kërcënimet e mundshme nga Kina, Irani dhe Rusia në Ballkan. 

Takimi vjen pas miratimit të një rezolute nga IDU, që kërkon ndërhyrje për të siguruar një proces të drejtpërdrejtë dhe të paanshëm zgjedhor në Shqipëri.

‘”Në vizitën në washington DC: pata kënaqësinë  të zhvilloja takime në Senat dhe të takohesha me Senatorët Ted Cruz të TX, sen Mike Lee Utah dhe Sen Rick Scott Florida edhe pse në një kohë dhe agjendë shumë të ngarkuar për ta në takime me të nominuarit nga Trump për administratën e re Amerikane.

Me Senatorët diskutuam për gjëndjen dhe problemet në Shqipëri, pamundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, korrupsionin dhe krimin si dhe situatën në rajon dhe nevojën e një bashkëpunimi të gjithë vëndeve anëtare të NATOs për të përballuar veprimet keqëdashëse të Kinës, Iranit dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit”,– u shpreh Mediu.