Vendosni fjalën kyçe....

Rebelët sirianë arrijnë në periferitë e Damaskut


Forcat rebele siriane kanë arritur në periferitë e Damaskut, sipas raportimeve nga aktivistë të opozitës dhe një komandant rebel, ndërsa ofensiva e shpejtë e tyre vazhdon të marrë kontrollin mbi disa nga qytetet më të mëdha të Sirisë. 

Rami Abdurrahman, kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Mbretërinë e Bashkuar, raportoi se luftëtarët e opozitës janë aktivë në periferitë e Damaskut, përfshirë Maadamiyah, Jaramana dhe Daraya.

 Po ashtu, ai bëri të ditur se rebelët po marshojnë nga pjesa lindore e Sirisë drejt periferisë së Harastës, duke shtuar presionin mbi regjimin e Presidentit Bashar al-Assad, sipas The Guardian.

Komandanti rebel Hassan Abdul-Ghani publikoi në Telegram se forcat opozitare kanë filluar të rrethojnë Damaskun, duke e cilësuar këtë si “fazën përfundimtare” të ofensivës së tyre.

Ai tha gjithashtu se luftëtarët rebelë po afrohen drejt Damaskut nga jugu i vendit. 

Kjo përparim i shpejtë i rebelëve ka thelluar krizën në Siri dhe ka ngritur shqetësime për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit, duke rrezikuar stabilitetin e regjionit.

Ndërkohë, forcat qeveritare të Assad-it pritet të përgatiten për të mbrojtur kryeqytetin në një betejë vendimtare.